SIRI-121 persona u vranë sot nga shpërthimi i shtatë makinave bombë në dy zona bregdetare në perëndim të Sirisë, bastion të regjimit të Assadit.

“Të paktën 48 persona u vranë në Tartus dhe 53 në Jableh dhe shumë të plagosur, ku shumica janë civilë, nga shpërthimet simultane të shtatë veturave bombë, ku pesë kishin kamikazë brenda. Bëhet fjalë për atentatet më të përgjakshme në këtë zona që prej fillimit të luftës pesë vite më parë”, bënë të ditur Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Qytetet Tartus dhe Jableh, me maxhorancë alauite, komunitet minoritar të cilit i përket shefi i shtetit, Bashar Al Asad, ka qenë relativisht jashtë konfliktit që ka bërë të paktën 270 000 të vdekur në vend.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: