Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç deklaroi se ka mandatuar Aleksandër Vuçiçin, i cili drejtoi koalicionin elektoral “Serbia drejt fitores”, për formimin e qeverisë së re, pasi ky i fundit e bindi presidentin për zotërimin e shumicës së kërkuar parlamentare.
“Vuçiç ishte i vetmi që paraqiti një program lidhur me faktin se si e konceptonte qeverinë dhe prioritetet që ajo duhej të përmbushte”, deklaroi Nikoliç, pas konsultimeve me përfaqësuesit e kësaj liste elektorale.
“Çdokush e dinte se Partia Progresive Serbe e Vuçiqit fitoi më shumë vende në Parlament dhe rezervon të drejtën të kërkojë mandatin për formimin e Qeverisë”, theksoi Nikoliç.
“Kjo qeveri do të përballet me shumë sfida, përfshirë situatën në BE, krizën e migrantëve, rritjen e partive të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën”, vijoi ai.
(el.sp/BalkanWeb)