Një fitore me shije Champions mund të përkufizohet ajo që Napoli arriti në transfertë përballë Lazio-s (0-1). Në stadiumin “Olimpic” ishte Higuain njeriu i cili vendosi fatet e sfidës në minutën e 18-të. Sulmuesi argjentinas më një goditje potente brenda zonës mposhti Berishën i cili rikthehej të ishte titulluar. Skuadra e drejtuar nga Pioli reagojë por fati nuk ishte me Lazio-n si në rastin e Parolo-s që goditi traversën. Një tre pikësh që vlen shumë për napolitanët, tashmë të pozicionuar në vendin e 3 në kuotën e 33 pikëve. Lazio humbet në këtë mënyrë jo vetëm 3 pikë por edhe vendin e tretë, tashmë pronë e Napoli-t.
“Jam i lumtur këtu, kam një kontratë, të cilën dua ta respektoj”. Me këto fjalë u paraqit Gonzalo Higuain në përfundim të ndeshjes: “Për fat të mirë fituam në një ndeshje të vështirë. Duhet të fitonim për ti kaluar në renditje, ishte e rëndësishme për në, tani le ta shijomë”, u shpreh Higuain
(e.shkambi/balkanweb)
