Projekti i stadiumit të ri në Tiranë është diskutuar dje pasdite në Këshillin kombëtar të restaurimit. Projektuesit e stadiumit dhe anëtarët e Këshillit të restaurimit kanë debatuar për orë të tëra rreth projektit, duke mbyllur kështu fazën e parë të diskutimit.
Mësohet se mbledhja ka zgjatur mjaft dhe është karakterizuar nga debatet, kryesisht mbi çështjen e fasadës së stadiumit, për të cilën sipas burimeve nga kjo mbledhje, po tentohet të bëhet një ndryshim në projekt.
Ndryshimi që tentohet të bëhet, konsiston në faktin që fasada dhe hyrja e stadiumit të mbetet siç është. Burime nga Këshilli i Restaurimit thonë se ky proces diskutimi pritet të zgjasë.
(m.k/BalkanWeb)
