TIRANË- Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në fillimin e sezonit veror turistik, ka shprehur shqetësimin për ambientin dhe higjienën në vijën bregdetare ku shtrihen plazhet private dhe ato publike.

“Kjo Agjenci merr përsipër që të bëjë publike të gjitha rastet e subjekteve apo bashkive që veprojnë në kundërshtim me VKM e Sigurisë në Plazhe apo të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e vijës bregdetare”, tha për ATSH-në Drejtori i Përgjithshëm i AKB-së, Auron Tare.

Ndërkohë, ai fton të gjithë qytetarët  që të  dërgojnë informacione nga terreni mbi të gjithë ata që ndotin mjedisin, thyejnë rregullat apo ligjet në fuqi për mbrojtjen e plazheve apo të mjedisit.

Ndotja duket edhe në fotot ku zona e kënetës së Knallës në Lezhë është e mbushur me mbeturina, pasi sipas Tares, makina që duhet të heqë mbeturinat, i hedh ato në kënetë. Sipas AKB-së, kjo është një përgjegjësi e pushtetit vendor dhe e strukturave që kujdesen për rregullin dhe pastërtinë mjedisore.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: