ATHINE – Kampioni olimpik me origjinë shqiptare, Pirro Dhima do të jetë sërish kandidat për deputet me PASOK-un në zgjedhjet që do të mbahen në këtë vend. Fotoja është marrë gjatë fjalimit që deputeti po mban përgjatë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet në shtetin helen. E nëse Dhima fiton mandatin si deputet, kjo do të jetë hera e dytë për të që ulet në karriget e Parlamentit grek. Në 2014-ën, Pirro Dhima kryesonte listën e kandidatëve të PASOK-ut. Për të gjithë emri i tij ishte një surprizë. Në atë kohë mediat greke shkruajtën se peshëngritësi ishte një zgjedhje personale e kryetarit të partisë, Evangelos Venizelos. Pirro Dhima është atleti më i mirë grek i të gjitha kohërave, me katër medalje olimpike dhe një ndikim të fortë social në shtetin fqinj.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb