BRITANI E MADHE – “Unë e di që zgjedhja ime është disi shokuese, nuk është diçka që mund të pritet të shihet në radhët e ushtrisë”!
Kjo ka qenë deklarata e oficeres britanike transekuale, Hannah Winterbourne. 27-vjeçarja për vite me radhë shërbeu në ushtri si një mashkull dhe tashmë ka vendosur të ndërrojë seksin, duke u kthyer në një femër.
Ajo njihet si e para oficere, që mori titullin edhe pse ndryshoi seksin. “E di që është e vështirë për ta kuptuar por ndërrimi i seksit nuk ka ndryshuar asgjë në punën time”- ka thënë ajo në një intervistë për të përditshmen britanike, “The Sunn”

Ajo ka treguar dhe për misionin e saj ose më saktë të tij të Afganistan. “Bashkëjetesa e detyruar me shtatë meshkuj të tjerë në një tendë ishte përfundimtare, atje vendosa se duhej të ndërroja seksin, atje njoha vetveten”-ka vazhduar.

Tashmë ka kaluar një vit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Gjermani dhe sot Hannah e thotë me plot gojë se ka gjetur rrugët e saj, kjo falë ligjit, i cili prej 1999 lejon femrat të jenë pjesë e ushtrisë.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb