Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 5 nëntor, por procesi ka nisur tashmë prej disa ditësh për amerikanët që votojnë me postë. Këtë zgjedhje e bëri edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili votoi në Çikago.

Madje, ai ka postuar një video në rrjetet sociale duke përshkruar në detaje procesin.

“Kam votuar me postë”, thotë ai duke shtuar me shaka: “Është një justifikim i lehtë dhe i mirë për t’u përshëndetur me fqinjët”.

Madje, ai fton votuesit që nëse votojnë me postë, ta bëjnë këtë menjëherë.

Pavarësisht mënyrës se si votoni, sigurohuni që ta bëni”, thotë Obama

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: