Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale informon se Dropulli ka zgjedhur drejtuesit e degës së Partisë Demokratike.

Shehu shprehet se në Dropull ka përfunduar procesi i votimit. Ai thotë se kryetar i degës së PD në Dropull është zgjedhur Pandeli Kuromeno, pasi fitoi ndaj rivalit Qirjako Zoto.

“Dropulli zgjedh drejtuesit e deges se PD.

Perfundon procesi i votimit ne Dropull.

Kryetar i Deges se PD zgjidhet Z.Pandeli Kuromeno ndaj rivalit te tij Z.Qirjako Zoto.

Perfundon edhe procesi i zgjedhjes se Kryesise se kesaj dege.

Urimet me te mira te gjithe te zgjedhurve.

Te gjitha antareve te kesaj dege te sapo krijuar te PD”, shkruan Shehu.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb