Sot në Korçë hapet sezoni turistik veror me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.

Karnavalet kanë nisur të festohen në qytetin e Korçës para viteve ’40, periudhë kur jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.

Veç individëve të shumtë të veshur si karnavale, kishte dhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si, koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare”. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve ’60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve ’90.

(el.sp/Balanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: