TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ disa fotomontazh, ku duket pasardhësi i tij Edi Rama si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. “His Majesty Edwin Christaqis Rama, the King of Kanabistan! Madheria e tij Edvin Kristaq Rama, mbret i Kanabistanit! sb”, citohet në mesazhin e Berishës, ndërsa në fotot në fjalë shfaqet Rama mes bimëve kanabis sattiva, po ashtu dhe Tahiri.

Berisha ndër të tjera ka ironizuar dhe me thënien e kryeministrit Rama se ‘Punë ka por duhet profesionist’, e rikonceptuar nga ish-kryeminisrti si ‘Pune ka, por duhen specialist’.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: