Modeli i fitnessit, bodybuilding Greg Plitt u shtyp nga një tren teksa po xhironte një reklamë me dy bashkëpunëtorët e tij për uebsajtin e tij personal. Mediat e huaja shkruajnë sot se është zbuluar arsyeja përse ai humbi jetën.

“Më tepër se sa një aksident ajo ishte një sfidë kundër natyrës. Ai pëlqente t’u shkonte gjërave deri në limitet e fundit”, shprehet e dashura, Christina Stejskal, për TMZ.

37-vjeçari po tentonte që të tejkalonte trenin duke iu shmangur në momentin e fundit, që fatkeqësisht rezultoi fatal për të.

Partnerja e tij Christina Stejskal tha se “ai po përpiqej që të bënte fotografinë më të mirë të mundshme”.

Ndërkohë zyrtarëte hekurudhave thanë se ndër të tjera modeli nuk kishte marrë as leje për të xhiruar reklamën në atë vend.

“Greg kishte mbaruar akademinë e West Point dhe ishte i përgatitur fizikisht. Ai ishte hedhur nga aeroplani më shumë se 1 mijë herë. I pëlqenin shumë gjërat ekstreme”, tha njëri prej miqve të tij.

Dëshmitarët thanë se në momentin e fundit, ai po qëndronte mbi shina, edhe pse treni dha një sinjal paralajmërues.

Hetuesit dyshuan fillimisht për një vetëvrasje. Të tjerë thonë se ai kishte menduar se treni do shkonte në një shinë paralele, ndaj nuk lëvizi.
Gjithsesi stërvitja e tij ekstreme përfundoi me vdekje tragjike të vetë protagonistit.

(d.b/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: