Dekorata më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndahet ish-sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.

Presidenti Xho Bajden do të vlerësojë 19 personalitete  në politikë, kulturë, art dhe sport.

Përveç Klintonit, Medalja Presidenciale e Lirisë do ti jepet edhe futbollistit Lionel Messi, frontmenit të grupit U2, Bono, dhe filantropit Soros.

Vendimi për t’i ndarë dekoratë Klintonit është vazhdimësi e lidhjes familjare mes Bajden dhe Klintonëve.

Bajden ishte vlerësuar me një çmim nga “Clinton Global Citizen Award” vitin e shkuar në Nju Jork. Pasi kishte pranuar këtë çmim, Bajden e kishte falënderuar ish-sekretaren e Shtetit “për mënyrën se si i ka ndihmuar dhe mënyrën se si ka folur për të”.

“Nuk mund ta them, por mund ta pyesësh Jillin (gruan). Unë, gjithsesi, të dua”, pati thënë Bajden në atë kohë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb