Policia në Vlorë njofton se ka arrestuar dy persona në orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.
Një 17-vjeçar u vu në pranga, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë. Ndërsa, një tjetër i ri u prangos, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
“DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në qarkun Vlorë.
✅ I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj, çantën ku mbante para dhe sende personale, ndalohet 17-vjeçari.
✅ I akuzuar për armëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, Armando Liçaj”, njofton policia.
(Balkanweb)
