Katër persona, mes tyre mendohet edhe një vajzë vetëm 4 vjeç kanë humbur jetën pas një sulmi të përgjakshëm terrorist në një restorant në Tel Aviv, Izrael.

Në video tregohen momentet e tmerrshme të sulmit kur dy persona të maskuar si hebrenj ultra-ortodoksë hapin zjarr. Mësohet gjithahstu se nga sulmi gjashtë persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia ka arrestuar atentatorët, ndërsa sqaroi se sulmuesit vijnë nga Jata, një fshat palestinez në Bregun Perëndimor.

Që nga viti i kaluar ka pasur rritje të dhunës palestineze kundër izraelitëve, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe therje me thika.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka vizituar vendin e sulmit në Tel Aviv, ka thënë se ai është një krim i egër i “vrasjes dhe terrorizmit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb