Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në aksin Fier- Patos, pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë. Shoferi i një mjeti të tonazhit të rëndë, i ndërmarrjes së ujitjes dhe kullimit Fier ka mbetur i dëmtuar rëndë teksa ka qenë duke ndërruar gomën.
Nga presioni, ajo ka plasur duke dëmtuar drejtuesin Ismet Cjapi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari altualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij po monitorohet me kujdes.
(BalkanWeb)
