Barcelona do të sfidojë Getafen në kampionat. Për këtë takim, Ansu Fatit nuk është pjesë e listës së skuadrës, vendim ky i trajnerit Hansi Flick.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, e ardhmja e tij në klubin katalanas duhet ende të sqarohet. Flick i ka hapur dyert për një largim të mundshëm të lojtarit në merkaton e dimrit, pasi tekniku nuk po llogarit në shërbimet e tij.

Ansu Fati do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë pa pasur minuta apo do të largohet, te ndonjë skuadër tjetër.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb