Hans Flick, trajneri i Barcelonës, ​​ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Benfica-s në Champions.

Në sfidën ndaj Getafes, Dani Olmo pësoi një lëndim në këmbën e djathtë, gjë që u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit katalanas.

Sipas asaj që shkruhet, Olmo ka  tendosje muskulore në pulpën e  këmbës së djathtë. Në këto kushte, mesfushori nuk do të luajë në Champions ndaj Benficës.

Trajneri Hansi Flick është i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera, për këtë sfidë kaq të rëndësishme.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb