Policia e Vlorës ka dhënë detaje sa i përket aksidentit të ndodhur pak më parë pranë fshatit Kote.
Një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.
Në njoftimin e shpërndarë për media sqarohet se personi i cili ka humbur jetën është drejtuesi i motomjetit, një i ri vetëm 22 vjeç.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 30 vjeç, i paidentifikuar ende, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi F. K., 22 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
