Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një 58-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Policia njofton se 58-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se viktima vuante nga shëndeti mendor dhe shkak i hedhjes ka qenë depresioni.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb