Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump ka lançuar kriptovalutën e saj, në prag të inaugurimit të bashkëshortit, Donald Trump si president i Amerikës.
Njoftimi vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump lançoi kriptomonedhën $Trump. Të dyja monedhat janë rritur, por kanë një tregti të paqëndrueshme.
“Kriptomonedha zyrtare e Melania është gati! Mund ta blini $Melania tani,” postoi ajo në platformën sociale X të dielën.
Faqja e internetit për Melanian theksoi, se është një aset kripto i krijuar dhe synon të arrijë në vlera të larta monetare.
Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë dollarë (9.8 miliardë £), ndërsa $ Melania qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë.
Faqet e internetit të monedhave $Trump dhe $Melania deklaruan se ato nuk kishin për qëllim të ishin një mundësi investimi ose një garanci.
Kriptovalutat e tjera duke përfshirë Dogecoin e cila është promovuar nga mbështetësi i flaktë i Trump, Elon Musk, gjithashtu është rritur ndjeshëm këtë vit.
Gjatë presidencës së Joe Biden rregullatorët e kriptomonedhave përmendën shqetësimet për mashtrimin dhe pastrimin e parave përmes monedhave virtuale.
Trump e kishte quajtur më parë kripto-n “mashtrim”, por gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 u bë kandidati i parë presidencial që pranoi asete dixhitale si donacione.
Pas fitores së Trump, bitcoin arriti shifra rekord dhe aktualisht po tregtohet me rreth 107,000 dollarë, sipas platformës së tregtimit të kriptove, Coinbase.
(BalkanWeb)
