Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka deklaruar se do të publikojë strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas Dumanit, drafti është gati por pritet miratimi i tij.
“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha ai.
Pak ditë më parë, deputetja e PD, Dhurata Çupi i bëri thirrje kreut të SPAK të mbante premtimin e bërë në Komisionin e Ligjeve kur tha se Prokuroria e Posaçme do të publikojë brenda muajit janar 2025, strategjinë për krimet elektorale.
(BalkanWeb)
