Historiani Auron Tare, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president.

Tare tha se presidenti Trump triumfoi përballë pengesave, teksa u çua edhe në gjykatë. Sipas Tares, Trump beson se është në një mision hyjnor për ta shpëtuar Amerikën.

Auron Tare: Zonja e Parë e Amerikës është nga Ballkani. Ceremonia e inaugurimit të presidentit Trump ishte e këndshme. Në event ishin njerëzit më të fuqishëm në SHBA. Është triumf i jashtëzakonshëm sepse askush nuk besonte se Trump sot do ishte këtu.

Donald Trump ishte një vrapues me pengesa, pasi e dërguan në gjyq, i bënë atentat. Në fjalim, Trump kishte vetëbesim hyjnor, tha se i shpëtova atentatit për ta kthyer Amerikën e madhe. Ai beson në një mision hyjnor, përtej politikës.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb