Genci Kojdheli, drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, komentoi betimin e presidentit Donald Trump në SHBA.
Kojdheli theksoi se është e vështirë që SHBA të bëjë pa Europën. Ai tha se SHBA e Europa kanë një miqësi 200-vjeçare, e cila ka disa parime kyçe demokratike. Sipas tij, Amerika, për të qenë më e fortë përballë kundërshtarëve të vet, duhet të qëndrojë krah Europës.
Genci Kojdheli, drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës: Rrënjët e SHBA janë në Europë. Europa është aleati më i ngushtë për Amerikën.
SHBA nuk e kanë luksin, që të gjitha sfidat globale t’i përballë e vetme. SHBA dhe Europa kanë 200 vjet që ndajnë të njëjtat parime.
(Balkanweb)
