Emily Ratajkowski është shumë aktive në rrjetet sociale teksa ndan momente nga përditshmëria e saj me afro 30 milionë ndjekësit në Instagram.
Modelja 33-vjeçare ka postuar disa foto të reja nga pushimet e saj në Meksikë të hënën, më 20 janar.
“Shumë e kuqe këtë fundjavë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit, teksa ka shpërndarë një foto ku shfaqet me një fustan të kuq, teksa mban në dorë një çantë të ngjashme dhe disa foto të tjera ku ka veshur bikini të kuqe. Në një foto tjetër ajo tregoi manikyrin e saj të kuq dhe në një video ajo vesh një fustan të zi, dantella ndërsa buzët e saj janë të lyera me buzëkuq të kuq të theksuar.
View this post on Instagram
