KOSOVË-Gjatë dialogut të Beogradit e Prishtinës në Bruksel temë nuk duhet të jetë vetëm Trepça, por pasuria e Serbisë në Kosovë, ka deklaruar Velko Odaloviç, sekretar i përgjithshëm i MPJ të Serbisë për RTS.
“Mendoj se temë nuk duhet të jetë Trepça, por pasuria e Serbisë në Kosovë. Nuk është vetëm Trepça ndërmarrje publike. Atje është edhe Qendra për Ski, atje është një pjesë e madhe e pasurisë së Telekomit, Postës, NIS-it”, ka thënë Odaloviç.

Ai ka thënë se Serbia edhe sot paguan borxhe ndërkombëtarë për pasuritë që kanë jashtë administrimit dhe jashtë pronësisë.
Odaloviq ka vlerësuar se në rastin e Trepçës bëhet fjalë për rrëmbim të një institucioni, ndërsa përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare me të cilët ka biseduar Serbia, kanë treguar një shkallë të lartë mirëkuptimi për këtë temë.

“Bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se kjo temë duhet të trajtohet ndryshe”, tha Odaloviç.
Odaloviç ka thënë se duhet shikuar si duket pjesa e Trepçës e cila ka mbetur në pjesën jugore të Mitrovicës.
“Atje ku kanë qenë institucionet e Kosovës, ato janë shkatërruar, braktisur, shkretuar. Në veri ku është Serbia, funksionojnë”, është shprehur zyrtari serb.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: