Egnatia synon të mbrojë titullin kampion, kjo është e qartë, mjafton të shohim lëvizjet e tyre në këtë merkato janari. Pas Fernandos, Egnatia prezantoi një tjetër blerje të rëndësishme teksa bën zyrtare afrimin e Eljon Sotës.
Qendërmbrojtësi firmosi këtë të mërkurë një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027.

Sota, dikur pjesë e rëndësishme e Partizanit, u rikthye sërish në Superligë, por këtë herë jo më për të veshur fanellën e kuqe, por duke u transferuar te rivalët e tyre kryesor, Egnatia.
(BalkanWeb)
