Policia ka identifikuar viktimën e vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Zall Mner, rrugën “Shën Stefani”. Ai është Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz.

Visha u gjet i pajetë brenda një automjeti rreth orës 07:40, ndërsa sipas autoriteteve ai është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb