Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, pasi një 48-vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha u gjet i vrarë në automjetin e tij në Zall Mner.

Mësohet se viktima është vëllai i shtetasit Besnik Visha.

Ky i fundit ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 shtetasin Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001 Gjykata e Rrethit Tiranë i ka dhënë atij 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb