Romë, 26 janar- Në një takim me një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Romë, Ogerta Manastirliu, Drejtuese Politike e PS Tiranë theksoi rëndësinë e votës historike të diasporës për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Biseduam me shqiptarët që jetojnë në Itali për rëndësinë e votës historike të diasporës, si kontribut i drejtpërdrejt i shqiptarëve jashtë vendit, për ta parë Shqipërinë në majën që i takon, si pjesë të Bashkimit Evropian”, shkruan në rrjetet sociale Ogerta Manastirliu.

Manastirliu bëri apel për të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e votës.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse jeton jashtë Shqipërisë, regjistrohu tani në Platformën Elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm përmes regjistrimit, është e mundur të votosh për zgjedhjet e 11 majit”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb