Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.

Spiropali, pas takimit ka shpërndarë edhe pamjet gjatë takimit të përzemërt që ka pasur me shqiptarët që jetojnë e punojnë në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Ajo shprehet se është mirënjohëse për kontributin e këtyre shqiptarëve për Greqinë e për Shqipërinë, përmes punës, vlerave dhe votës nga aty ku banojnë.

“Me shqiptarët e Selanikut❤

Mirënjohje për kontributin e tyre të vyer në Greqi dhe për Shqipërinë tonë, përmes punës, vlerave dhe votës nga aty ku banojnë”, shkruan Spiropali.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb