Trafik i rënduar në autostradë në kryqëzimin e Savrës. Një kamion që transportonte tulla ka manovruar duke dalë jashtë rruge pasi një mjet i kishte hyrë në parakalim.

Për të shmangur përplasjen drejtuesi i kamionit ka devijuar trajlerin që transportonte tulla jashtë karrexhatës dhe një pjesë e ngarkesës ka rënë në rrugë.

Gazetari Julian Kasapi raporton se Rrugorja ka shkuar në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun ndërsa punonjësit e zjarrfikëses po heqin nga rruga mbetjet e tullave që janë rrezik për qarkullimin. Për pasojë qarkullimi është i ngadaltë nën mbikqyrjen policisë rrugore.

Për rreth 30 minuta qarkullimi rrugor në autostradë është i rënduar

Sipas të dhënave paraprake ka qenë shpejtësia dhe manovra e gabuar e autoveturës që shkaktoi ngjarjen, megjithatë ekipi hetimor është në terren për sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb