Një aksident është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor “Shirokë-Shkodër”, ku një automjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Për pasojë i dëmtuari, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftim:
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Shirokë-Shkodër” shtetasja E. M., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin S. Rr., i cili lëvizte me biçikletë.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. Rr. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
