“Erjoni” shpk, kompani që prej vitit 1995 operon në fushën e ndërtimit, është duke kërkuar
kandidatë me cilësi të spikatura dhe eksperiencë të provuar në pozicionin si mëposhtë.
1. Drejtues/e kontabiliteti dhe finance
Detyra funksionale
Drejtuesi i kontabilitetit dhe i finances ne zbatim te standardeve ligjore te kontabilitetit ne
R.SH dhe ne zbatim te urdherave te personit te autorizuar (administratorit) te shoqerise
organizon kontabilitetin, ndjek dhe zbaton keto detyra:
Kryen dhe kontrollon qe pagesat te jene konform ligjit dhe urdherave te administratorit,
dhe aprovimit te pagesave te zyres qendrore ne banke dhe arke. Kontrollon gjendjen
kontabile dhe fizike te arkes.
Ploteson Cash flow ditor dhe raporton administratorit dhe zyres qendrore.
Kontrollon faturat e blerjeve ne selfcare dhe kerkon per çdo fature te kete aprovim blerje
apo kontrate, te jene bere hyrje ne magazine dhe te jene te firmosura nga personat
pergjegjes. Kontrollon regjistrimet kontabel te tyre te bera nga llogaritari. Kur nuk ka
person llogaritar ndihmes ben regjistrimin e tyre.
Pret dhe Kontrollon faturat e shitjes dhe kryhen regjistrimet e tyre. Kontrollon kontratat e
shitjes si edhe regjistrimet kontabel te tyre. Rakordon te ardhurat e shitjes ne
kontabilitet.
Kryhen deklarimet e librave te blerjes dhe shitjes, deklarimin e TVSH, Deklarimin e
listepagesave, tatimit ne burim dhe deklarimet e tjera tatimore.
Kontrollon rakordimin e situacioneve te punimeve te ndertimit me llogarite kontabile.
Kontrollon gjendjen kontabel te magazinave dhe informon ne kohe inxhinieret e objekteve
dhe inxhinierin e situacioneve.
Kontrollon dhe ndjek detyrimet e klienteve, sipermarreseve si dhe rakordimet e tyre.
Kontrollon dhe rakordon te gjithe llogarite e tjera te planit kontabel.
Ndjek detyrimet dhe pagesat ne kohe te FSHU-OSHEE, UKT, Albtelekom, Telekom
Albania(celularet), detyrimet tatimore, detyrimet per taksa bashkiake, kredite dhe
detyrime te tjera me afat dhe informon ne kohe administratorin dhe Zyren Qendrore.
Raporton sipas kerkesave te administratorit, departamenteve qendrore (te Finances,
Ligjor, te Burimeve Njerezore apo Zyres Qendrore per probleme te Ndryshme).
Ploteson Pasqyrat Financiare Vjetore.
Ruan sekretin e veprimeve qe kryen dhe jep informacion vetem me urdher te
administratorit.
Pergjigjet ne menyre te specifikuar sipas kontrates se punes.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:
Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet universitare në shkenca ekonomike,
dega finance/kontabilitet.
Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet dhe
preferohet në të njëjtën industri.
Të ketë aftësi të mira vetëmenaxhuese dhe organizuese dhe përdorimi të programeve
kompjuterike dhe financiare si Financa 5.
Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese dhe komunikim në nivele të larta.
Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/ose italiane. Çdo gjuhe tjetër do përbënte
avantazh.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër
motivimi në adresën e e-mailit: [email protected]
Nr. Cel: 0684084197
