Në konferencën për shtyp të Barcelonës para ndeshjes ndaj Atalantës në Champions, nuk ka munguar humori. Besojeni ose jo, por mbrojtësi i katalanasve, Alejandro Balde, u shpreh se nuk e njeh trajnerin e bergamaskëve, Gian Piero Gasperini.
“Çfarë mendoj për lojën e Gasperinit?! Nuk ia kam idenë. Nuk e kuptova për cilin lojtar e kishit fjalën… Kush është?! Sinqerisht nuk e njoh. Nuk di çfarë të them sepse nuk e njoh”, tha Balde.
Alejandro #Balde, difensore del #Barcellona in conferenza stampa prima della sfida contro l’#Atalanta: “Gasperini? Chi è?” pic.twitter.com/tdTjDHIZoc
— Alessandro Giovanni Pagliarini (@APaglia7) January 28, 2025
(J.S/BalkanWeb)
