Ish stacioni hekurudhor në Elbasan është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh. Siç duket edhe nga pamjet situata është kthyer në shqetësuese për banorët që jetojnë këtu.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se edhe pse këtu është i vendosur kontenieri i mbetjeve, shumë qytetarë vijojnë t’i hedhin plehrat në vende të ndryshme, duke e ndotur edhe më shumë këtë pjesë të qytetit.

Edhe për banorët e tjerë, të jetuarit mes mbetjeve nuk është normale, ndaj kërkojnë ndërhyrje nga Agjencia e shërbimeve publike për heqjen e tyre nga zona e banuar.

Kjo zonë është e banuar ndaj apelohet për ndërhyrje më të specializuar për të larguar plehrat nga aty.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb