Të ftuarit në emisionin Log. nga Endri Xhafo në News24 u përfshinë nga debatet lidhur me dënimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla me 1 vit burg, por që ende vazhdon të ushtrojë detyrën.
Bledian Koka, gazetar, tha se SPAK ndjek dy standarde, tjetër për Fredi Belerin i cili vuajti 2 vite burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor dhe tjetër për Memollën i cili ka të njëjtën ngarkesë penale.
Por për gazetarin Ardit Rada, Koka flet si i PD-së, ndërsa vlerësoi punën e SPAK dhe e identifikoi Prokurorinë e Posaçme si të pakorruptuar dhe zbatues të ligjit, gjë e cila është theksuar edhe nga SHBA e BE.
Debati
Bledian Koka: SPAK është institucion i korruptuar ku luan jo me 1 ose 2 standarde, por është një institucion që luan me 3 ose 4 standarde edhe kjo e Memollës është pak, SPAK nuk duhet të merret me fjalët tona dhe të gjykojë faktet. Nëse SPAK do kishte vullnetin për të vepruar, Edison Memolla do të ishte në kushte flagrance.
Ardit Rada: SPAK është i pakorruptuar, këtë e thotë edhe SHBA dhe BE. Këtë gjë do ta thotë edhe në zgjedhjet e 11 majit ku Donald Trump të jetë edhe në muajin e 5 të detyrës së tij dhe nëse e thotë prap atëherë ku do të shkoi ju. Ju kritikët e PD keni thënë se SPAK është sorosian, SPAK mori fund, SPAK është i politizuar…
Bledian Koka: Nuk emocionohem se më përmende Trumpin dhe SHBA-në, unë frikën ja kam vetëm zotin kam frikë kur bëhet fjalë për të vërtetën.
(BalkanWeb)
