Persona të panjohur kanë vrarë 11 anëtarë të një familje, në mesin e të cilëve dy fëmijë, në pjesën qendrore të Meksikës kanë deklaruar autoritetet lokale.
Ata janë vrarë nga armët e zjarrit në pjesën malore të shtetit Puebla, transmeton agjencia e lajmeve franceze AFP.
Vrasja e shumëfishtë ka ndodhur në komunën El Mirador, ka thënë një zyrtar i Policisë.
Nga ngjarja janë plagosur dy të mitur të cilët janë dërguar në spitalin rajonal.
Sipas AFP, Policia po heton nëse kjo vrasje ka lidhje me krimin e organizuar.
(d.d/BalkanWeb)
