Manuel Neuer ka rinovuar me Bayern. Klubi gjerman dhe portieri i njohur do të qëndrojnë së bashku, deri në 30 qershor 2026.

“Më pëlqen shumë të luaj futboll dhe dua të mbetem lojtar i Bayernit. Unë jam ende i uritur dhe pres me padurim një vit tjetër në këtë klub të veçantë. Ne kemi pasur gjithmonë biseda të mira.

Kjo është një ndjenjë e mirë. Ndihem mirë dhe ne kemi ende shumë synime për të arritur së bashku”, tha Neuer.“Gardiani” 38-vjeçar është pjesëve e bavarezë që në vitin 2011.

Neuer numëron 11 Bundesliga të fituara, gjashtë Kupa DFB dhe shtatë Superkupa. Portieri ka luajtur 547 ndeshje me Bayern.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb