Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar sot një sulm ajror kundër terroristëve të ISIS në Somali.
Trump ka publikuar edhe pamjet e sulmit ajror amerikan mbi objektivat e ISIS në shtetin somalez.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Uashingtoni ka vrarë terroristë të IS në vendin afrikan.
View this post on Instagram
Trump në fjalën e tij ka thënë se SHBA prej kohësh ka planifikuar sulme ndaj objektivave të ISIS, duke thënë se celulat terroriste në Somali përbëjnë kërcënim për Amerikën dhe aleatët e saj.
(Balkanweb)
