Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi Kuvendin Kombëtar të Rinisë së PS-së.

Leka tha se edhe të rinjtë duket se kanë zgjedhur modelin e vjetër. Ai u shpreh se rinia duhet të japë tjetër model.

Martin Leka: Edhe të rinjtë e partive kanë zgjedhur modelin e vjetër. Është modeli i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Rama është unik në fjalimet e veta, atë pjesë e qan. Por, duket se kopjohet disi ky model. Beteja e të rinjve ka në themele kolonat e të vjetrës.

Që të zhbëhet ky model, të rinjtë duhet të ndjekin tjetër model. Edhe partitë e reja kanë thuajse të njëjtin model, ku në krye të çdo fjalimi thonë të gjithë ata që ka thënë kryetari i partisë.

(Balkanweb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb