Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm që legjitimoi kontrollet në biznese dhe sekuestrimin e telefonit të saj.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kujtojmë se Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, kundër vendimit të kontrollit personal.

Në të njëjtin vendim, Apeli ka rrëzuar edhe ankimin që ka bërë Arbër Veliaj dhe dy kompani kundër vendimit të GJKKO-së për kontrolle.

Më herët GJKKO refuzoi kërkesën e Ajola Xoxës dhe të Arbër Veliajt për t’ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal dhe disa ambienteve që janë në pronësi të tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: