RENEA ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit i shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz. Mësohet se kontrollet në shtëpinë e Lamit nuk kanë dhënë rezultat.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në total dhjetë banesa janë kontrolluar gjithsej të Lamit dhe të familjarëve të tij.
Kontrollet në shtëpinë e tij kanë ardhur pas vrasjes në Kamëz, ku u vra postieri Lulzim Visha në Zall Mner. Lami është në kërkim edhe për armëmbajtje pa leje.
Lulzim Visha u gjet i vrarë mëngjesin e 24 Janarit në një makinë në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës. Visha punonte postier dhe në momentin e ngjarjes ishte nisur për në punë me automjetin e një poste private, ku u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve paraprake, janë gjetur 12 gëzhoja pistolete brenda mjetit me të cilin po lëvizte viktima.
(BalkanWeb)
