Një helikopter është rrëzuar në Parma të Italisë, mbrëmjen e kësaj të mërkure. Tre persona raportohet të kenë humbur jetën, mes tyre edhe një biznesmen i njohur.

Ngjarja ka ndodhur në Castelguelflo di Noceto, pranë “Via Emilia”, brenda kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themelues të kompanisë së sallamit me të njëjtin emër.

Raportohet se mes viktimave është edhe Lorenzo Rovagnati, trashëgimtari i kompanisë së sallamit.

Rrezohet Helikopteri Ne Parma
Rrezohet Helikopteri Ne Parma

Pas rrëzimit të helikopterit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore. Fatkeqësisht, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm trupat e pajetë të pasagjerëve.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Aviacionit ka hapur një hetim. Një grup ekspertësh po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ajror.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb