Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e News24 me gazetaren Ola Bruko, ka folur rreth procesit zgjedhor që do të mbahet këtë fundjavë në Kosovë.

Gjatë diskutimit, Andoni u ndal te situata e komunitetit serb në Kosovë, duke theksuar se problematikat më të mëdha nuk qëndrojnë te serbët në veri, të cilët kanë mbështetje nga Beogradi, por te ata që jetojnë jashtë këtij rajoni.

“Sot, serbët jashtë veriut janë të paintegruar dhe përballen me sfida të shumta. Kam dëgjuar një përfaqësues të komunitetit serb që ka dalë hapur kundër Listës Serbe në këto zgjedhje, gjë që tregon një dinamikë të re në përfaqësimin e tyre,” tha Andoni.

Ai shtoi se ekziston mundësia që Lista Serbe të mos arrijë të sigurojë të gjitha vendet e garantuara për serbët në parlamentin e Kosovës, duke lënë hapësirë për grupe të tjera politike brenda komunitetit serb.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb