Policia e Tiranës ka ndaluar një 33-vjeçar, i identifikuar si Elden Dushku.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga 33-vjeçari, efektivët i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë si dhe municion luftarak.

Si pasojë u bë arrestimi i tij dhe vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin pse qarkullonte me armë zjarri.

Njoftimi:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin Elden Dushku, 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb