Negociatat brenda qeverisë gjermane për të miratuar një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë rreth tre miliardë euro për Ukrainën kanë dështuar, sipas disa mediave gjermane të cilat deklarojnë se kancelari Olaf Scholz ka bllokuar përfundimisht miratimin e ndihmës.
Paketa u prezantua nga Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock. Ky i fundit sipas raportimeve të mediave ka frikë se mbështetja ushtarake e Gjermanisë për Ukrainën praktikisht do të përgjysmohet në krahasim me vitin e kaluar.
“Është e rëndësishme të mos e shkurtojmë ndihmën tonë të mbrojtjes për Ukrainën. Mbrojtja ajrore dhe mbështetja jonë ushtarake janë sigurimi i jetës së popullit ukrainas dhe mbrojnë spitalet, termocentralet dhe kopshtet. Shkurtimet do të ishin gjithashtu një sinjal i gabuar për Putinin dhe administratën e re amerikane” theksoi Baerbock.
(BalkanWeb)
