DURRES

Durrës, pensionet e ulëta, të moshuarit detyrohen të punojnë: Kemi shume detyrime, 20 mijë lekë nuk mjaftojnë

Ky është 76-vjeçari Hamit Reçi, i cili përpiqet të sigurojë të ardhura, përmes shitjes së artikujve të thjeshtë në rrugë, ku qëndron përgjatë gjithë ditës, pavarësisht të ftohtit.

Ndonëse kanë mbi një dekadë që kanë dalë në pension, 76-vjeçari thotë se jeton vetëm me bashkëshorten dhe me të ardhurat që vijnë përmes pensionit nuk arrijnë dot të sigurojnë as kushtet bazë për jetesën.

50 vjet në det të hapur, ish-marinari Bashkim Metaj ka përfituar si pension vetëm 11 mijë lekë. Për këtë arsye 75-vjeçari është i detyruar të mos e braktisë barkën e tij, që është shndërruar në mjet mbijetese.

Të moshuarit kërkojnë më tepër vëmendje nga institucionet shtetërore, duke kërkuar rritje të pensionit dhe shtim të kujdesit ndaj tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb