Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka hequr aksesin në çështjet e sigurisë paraardhësit të tij, Joe Biden. Urdhri i firmosur nga shefi i Shtëpisë së Bardhë hyn në fuqi menjëherë.

Në një mesazh të postuar në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkroi se Biden “nuk ka nevojë të vazhdojë të ketë akses në informacionin e klasifikuar, prandaj unë i kam ndërprerë menjëherë lejet e tij të sigurisë dhe i kam dhënë fund informimeve të përditshme të inteligjencës për të”.

Presidenti kujtoi se në vitin 2021, Biden miratoi një masë të ngjashme kundër tij, duke urdhëruar agjencitë e inteligjencës të bllokojnë aksesin e Trump në informacionin e sigurisë kombëtare: një koncesion që më parë u është ofruar tradicionalisht ish-presidentëve amerikanë.

“Joe, je pushuar nga puna”, përfundoi postimin e tij Donald Trump.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb