Qytetarët e Kosovës iu janë drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e Parlamentit të ardhshëm dhe kryeministrin që do të udhëheqë vendin për mandatin e ardhshëm.

News24 po ndjek nga afër procesin, ku gazetari Renaldo Salianji raporton nga një nga qendrat e votimit të Prishtinës, detaje nga procesi.

Ai ka sqaruar një nga risitë e këtij procesi, është heshtja zgjedhore.

Risia e procesit të këtij viti, është që heshtja zgjedhore, pas ndryshimeve ligjore, do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Pra heshtja zgjedhore do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit më 9 shkurt në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00.

Deri më tani, partitë janë zotuar se do të garojnë pa koalicione, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve priten fillimisht, për të vlerësuar më pas mundësitë për koalicionet pas-zgjedhore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb